Ndërlidhjet

Trump: Hetimet e Muellerit - “përpjekje për grushtshtet”


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka biseduar me prokurorin e përgjithshëm amerikan, William Barr, për të kërkuar origjinën e hetimeve kundër tij për bashkëpunim të dyshuar me Rusinë.

Trump i përshkroi hetimet e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, si "përpjekje për grushtshtet".

Raporti i Muellerit – pjesë të të cilit janë publikuar muajin e kaluar – nuk ka konstatuar se fushata e Trumpit ka bërë konspiracion me Qeverinë ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 2016.

“Hetimet kanë qenë përpjekje për grushtshtet. Kanë qenë një tentativë për rrëzimin e presidentit”, tha Trump.

Ai vazhdimisht i ka cilësuar hetimet kundër tij si “gjueti shtrigash”.

Në një dëshmi para Senatit amerikan, më 10 prill, prokurori i përgjithshëm tha se mendon se agjencitë e zbulimit në SHBA kanë spiunuar fushatën e Trumpit, më 2016.

Barr nuk ofroi ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij, ndërsa më vonë tha se nuk është i sigurt se ka ndodhur ndonjë keqbërje.

Barr nuk e ka publikuar ende raportin e Muellerit prej gati 400 faqesh, por vetëm një përmbledhje të tij prej katër faqesh.

Demokratët kanë thënë se përmbledhja nuk është e mjaftueshme dhe kanë shprehur shqetësim se Barr, i cili është emëruar nga Trump, po përpiqet të fshehë gjetjet negative për presidentin.

Barr ka thënë se raporti i plotë i Muellerit, minus disa redaktime, do të paraqitet në Kongres javën e ardhshme.

Më shumë në këtë temë:

Fajësia dhe pafajësia e ekzagjeruar e presidentit amerikan

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG