Ndërlidhjet

Erdogan: Sistemet ruse S-400 mund të arrijnë më herët


Sistemet ruse, S-400.
Sistemet ruse, S-400.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se sistemet ruse për mbrojtje ajrore mund të arrijnë në Turqi më shpejt se që është planifikuar, pavarësisht pse një blerje e tillë ka nxitur debate me anëtarin tjetër të NATO-s, Uashingtonin.

“Dorëzimi i sistemeve ajrore S-400 ishte planifikuar të ndodhte në muajin korrik, mirëpo ato mund të arrijnë më herët”, u ka thënë Erdogan gazetarëve pas udhëtimit që ka realizuar në Rusi, kanë raportuar mediat turke më 10 prill.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Ankarasë që të anulojë marrëveshjen me Rusinë duke thënë se sistemet ruse nuk janë në përputhshmëri me sistemet e NATO-s dhe janë konsideruar rrezik për aeroplanët amerikanë të llojit, F-35.

Më 1 prill, Uashingtoni ka thënë se do të ndalojë dërgimin e këtij lloji të aeroplanëve në Ankara, pas vendimit të Turqisë për të vazhduar me blerjen e sistemeve ajrore ruse.

Mediat ruse kanë raportuar se Turqia synon të blejë katër sisteme ruse S-400 në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve.

Në një intervistë televizive më 10 prill, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë se shteti i tij do të shikojë “diku tjetër” nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë që t’i shesin aeroplanët ushtarakë, F-35.

Cavusoglu ka thënë se Turqia po ashtu do të konsiderojë blerjen e më shumë sistemeve ruse, S-400 nëse nuk mund të blejë edhe sistemet Patriot.

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia është e “hapur” për një blerje të dytë.

Marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë kanë qenë historikisht të tensionuara, mirëpo Moska dhe Ankaraja kanë krijuar lidhje të forta ekonomike prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Nën udhëheqësinë e presidentit turk, Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, këto dy shtete kanë rritur bashkëpunimin dhe kanë tensionuar lidhjet qoftë Rusia me Perëndimin ashtu edhe Turqia me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG