Ndërlidhjet

Haradinaj shkarkon ministrin Teodosijeviq


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Administratës të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili vjen nga radhët e partisë Lista Serbe.

Haradinaj tha se deri te ky vendim erdhi pas disa komenteve të bëra nga Teodosijeviq, lidhur me masakrën e Reçakut.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ndaj deklaratave të Todosijeviq, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.

Në Zveçan, gjatë një organizimi për të shënuar 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, përfaqësuesi i Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, ka thënë se arsye për “agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

“Ishin ata shqiptarët terroristë qe e kanë trilluar këtë dhe që kanë bërë krimet më të rënda në Kosovë për të cilat askush deri më sot nuk është përgjigjur”, ka thënë ministri i shkarkuar, Teodosijeviq.

Një ditë më parë, Zëri i Amerikës në gjuhën serbe raportoi për diskriminimin e grave në raport me meshkujt në jetën shoqërore të Kosovës. Për këtë, si shembull ishte marrë shkarkimi i zëvëndësministres së Drejtësisë nga Lista Serbe, Vesna Mikiq për shkak të qëndrimeve të saja lidhur me bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi. Zëri Amerikës tha se e njëjta nuk kishte ndodhur edhe me ministrin Tedosijeviq i cili kishte qëndrime të njëjta për NATO-n.

Në muajin mars, kryeministri Haradinaj kishte shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, pasi ajo kishte deklaruar se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG