Ndërlidhjet

SHBA "mbështet rikthimin" e Kosovës dhe të Serbisë në dialog


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq - foto arkivi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq - foto arkivi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova ka braktisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pa e përmbushur obligimin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke iu vënë taksë mallrave të importuara nga Serbia, duke miratuar një platformë për negociatat dhe duke formuar ushtrinë.

Vuçiq i bëri komentet në një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare është dashur të merret më herët me problemet që kanë çuar në ndërprerjen e dialogut, në veçanti me përpjekjet për të shfuqizuar taksën mbi mallrat serbe.

"Nuk jam optimist, por nëse Prishtina e tërheq taksën, Serbia është e gatshme të bisedojë", tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Scott, në anën tjetër, tha se SHBA-ja e mbështet rikthimin te dialogu dhe se është e domosdoshme që të gjenden mënyra për vazhdimin e tij.

Është interes i përbashkët i Serbisë dhe i Kosovës, si dhe i komunitetit ndërkombëtar, që të arrihet kompromisi, tha Scott.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën, ndërsa Vuçiq ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë pa u hequr taksa.

Thirrje për heqjen e kësaj tarife kanë bërë vazhdimisht edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG