Ndërlidhjet

Pakistani akuzon Indinë për organizim të sulmeve të reja


Ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi.
Ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi.

Pakistani ka thënë se ka “të dhëna të besueshme” që India është duke planifikuar sulm ushtarak këtë muaj, pavarësisht pse India i ka cilësuar këto deklarata si “histeri të luftës”.

“Ka mundësi për një tjetër agresion kundër Pakistanit dhe sipas informacioneve tona, ky sulm do të ndodhë në mes të 16 dhe 20 prillit, ka thënë ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi.

Ai po ashtu ka thënë se i ka bërë këto pretendime me “përgjegjësi”, duke argumentuar se ky sulm ka për qëllim rritjen e “presionit diplomatik” kundër shtetit të tij.

Pakistani po ashtu i ka bërë thirrje të detyrueshme për marrje në pyetje, zëvendës-komisionarit të lartë në Indi, për të protestuar kundër atyre që i ka cilësuar si plane të Indisë.

Marrëdhëniet veçse të përkeqësuara mes këtyre dy vendeve, janë tensionuar edhe më shumë këtë vit, pasi militantët me bazë në Pakistan kanë vrarë dhjetëra trupa indiane në Kashmirin e administruar nga India.

India është përgjigjur me sulme ajrore në atë që e ka cilësuar si kamp për stërvitje ushtarake në territorin pakistanez.

Sulmet ajrore të muajit shkurt rreth Linjës së Kontrollit, që ndan territorin indian me atë pakistanez në Kashmir, kanë qenë të parat prej kur ka nisur lufta më 1971.

Të dyja kombet kanë pretendimet për gjithë Kashmirin, mirëpo kontrollojnë vetëm një pjesë të tij.

India pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme këtë vit, prandaj kundërshtarët e kryeministrit, Narendra Modi supozojnë se ai ka shfrytëzuar këto tensione me Pakistanin për të rritur mbështetjen ndaj partisë së tij.

Megjithatë partia e Modit ka mohur ashpër këto deklarata.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG