Ndërlidhjet

Policia në Greqi u përplas me migrantët që po tentonin kalimin e kufirit


Policia e Greqisë është përplasur të shtunën me një grup të migrantëve dhe refugjatëve që ishin vendosur në kamp në një zonë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, për të lëvizur drejtë Evropës.

Qindra persona, përfshirë fëmijë, kanë arritur në këtë zonë të enjten dhe kanë filluar ndërtimin e tendave.

Ata ishin nxitur nga disa raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia kishte hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve – shumë nga ta me fëmijë në krahë- ndërsa protestuesit kishin hedhur gurë dhe shishe xhami në tentativën për të kaluar kordonin e policisë.

Migrantët kanë refuzuar të largohen përkundër thirrjeve nga ministrat që të rikthehen në qendrat e akomodimit dhe paralajmërimeve se udhëtimi drejtë Evropës nuk mund të realizohet.

“Është gënjeshtër se kufijtë do të happen”, tha ministry i Migrimit, Dimitris Vitas..

Dhjetëra mijëra refugjatë dhe migrant, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi, që nga viti 2016 kur u mbyllën kufijtë për në Evropë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG