Ndërlidhjet

FMN: Luftimi i korrupsionit mund t'i gjenerojë botës rreth 1 trilion dollarë


Ilustrim
Ilustrim

Frenimi i korrupsionit mund të gjenerojë çdo vit rreth 1 trilionë dollarë në të ardhurat nga tatimi në mbarë botën, thuhet në një hulumtim të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përveç rritjes së të hyrave të qeverisë, luftimi i korrupsionit, gjithashtu mund të ndikojë në ngritjen e rezultateve në mesin e nxënësve të shkollave publike, thuhet në raport.

“Më pak korrupsion nënkupton humbje më të vogël të të ardhurave dhe një kualitet më të lartë në infrastrukturë dhe edukim. Frenimi i korrupsionit gjithashtu përmirëson besimin e përgjithshëm publik ndaj qeverisë”, konkludon hulumtimi i FMN-së.

Studimet e mëparshme treguan se industritë siç janë minierat dhe ato të naftës janë pika të nxehta për korrupsion, sikurse edhe prokurimi dhe administrimi i ndërmarrjeve shtetërore.

Fondi Monetar përqëndrohet në transparencën dhe mbikëqyrjen si elementë kryesorë në frenimin e korrupsionit në këto fusha.

"Ajo që na habiti është se efekti i transparencës është shumë më i fortë në vendet që kanë një media të lirë ose një shoqëri civile të fuqishme", tha Paolo Mauro, zëvendës drejtor në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamenti i Çështjeve Fiskale.

Ndër rekomandimet e tjera për të frenuar korrupsionin, Fondi bën thirrje për profesionalizimin e shërbimit civil, duke përfshirë punësimin në bazë të meritave, si dhe nevojën për rregulla të thjeshta tatimore.

Raporti rekomandon teknologji që mund të luftojë korrupsionin. Për shembull, zbatimi i prokurimit online shihet si mënyrë më e lirë dhe e shpejtë e luftës kundër korrupsionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG