Ndërlidhjet

Haradinaj: Kosova nuk përbën rrezik për migrim


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe ky shteti nuk përbën asnjë rrezik për migrim.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

“Kisha kënaqësi të ndaj me ambasadorin Heldt statistikat e fundit reale të migrimit, ku Kosova tregon qartë se nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 723 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Migrimi ilegal llogaritet të jetë njëri nga shqetësimet kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian, i cili pengon procesin e liberalizimit të vizave, dhe ishte theksuar edhe si pengesë në rastin e Kosovës.

Për 5 vjet, më shumë se 170 mijë qytetarë lëshuan Kosovën

​Sipas statistikave zyrtare, prej vitit 2013 deri më 2017, nga Kosova kanë migruar 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna përfshihet emigrimi i rregullt dhe ai i parregullt.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Schengen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG