Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë i zbut deklaratat për mbylljen e kufirit me Meksikën


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders

Shtëpia e Bardhë i ka zbutur deklaratat për një mbyllje të mundshme të kufirit jugor me Meksikën duke thënë se ky vend ka filluar të ndërmarrë veprime për të trajtuar problemin me migrantët.

Zëdhënësja e Shtepisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po vëren se Meksika e ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë për t’u marrë me dy hyrjet kryesore kufitare, të cilat zyrtarët amerikanë i vlerësojnë si rrjedhat kryesore të migrantëve.

"Ne i kemi parë ata të ndalojnë më shumë njerëz që të mos kalojnë kufirin, dhe të mos hyjnë as në Shtetet e Bashkuara, prandaj këto gjëra janë të dobishme dhe ne do të dëshironim që ata të vazhdonin kështu", tha Sanders.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të premten se këtë javë do të mbyll kufirin nëse Meksika nuk ndërmerr hapa për të ndaluar migrantët. Mbyllja e kufirit me Meksikën mund të çrregullojë miliona kalime ligjore kufitare si dhe të ndikojë në miliarda dollarë në tregti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG