Ndërlidhjet

Thaçi emëron anëtarët e rinj të KQZ-së


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi të enjten tetë anëtarët rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ky veprim erdhi pak ditë pas reagimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, rreth vonesave në emërim, që zgjatën më shumë se një vit.

"Dështimi për t'i bërë emërimet e ka lënë KQZ-në të paaftë për të kryer funksionet e saj themelore", u tha në reagimin e ambasadës.

Anëtarët e rinj të KQZ-së janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Ercan Shpat dhe Stevan Veselinoviq, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Ngecja e funksionalizimit të KQZ-së thuhet se ka pasur të bëjë me një kontest rreth përfaqësimit që do ta kishin në këtë komision partitë politike të koalicionit qeverisës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG