Ndërlidhjet

Në Beograd u mbajt tubim përkujtimor për viktimat shqiptare të luftës në Kosovë


Tubimi në përkujtim të viktimave të luftës në Kosovë
Tubimi në përkujtim të viktimave të luftës në Kosovë

Organizatat joqeveritare “Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), "Fondi për të Drejtën Humanitare" dhe "Gratë në të zeza" organizuan të martën në Beograd, një tubimi përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.

Tubimi filloi në njërën ndër rrugët kryesore të Beogradit, Knez Mihajllov, për të vazhduar deri te Sheshi përpara ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.

Organizatat joqeveritare kërkojnë që shteti i Serbisë të zbulojë dhe raportojë të dhënat për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë dhe të komunikojë të gjitha të dhënat për varrezat masive në Serbi si dhe të ngris padi ndaj krimeve të kryera dhe fshehjen e tyre.

Aktivistët e shoqërisë civile në Beograd shpalosën një pankartë me emrat e shqiptarëve, trupat e vrarë të të cilëve janë gjetur në Batajnicë
Aktivistët e shoqërisë civile në Beograd shpalosën një pankartë me emrat e shqiptarëve, trupat e vrarë të të cilëve janë gjetur në Batajnicë

Gjithashtu, kërkesat janë që prokuroria për krime lufte të ndërmarrë të gjitha veprimet për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e kryera kundër personave me kombësi shqiptare dhe që autorët të dënohen në mënyrë adekuate.

Këto organizata kërkojnë gjithashtu ndërtimin e monumenteve për viktimat në Batajnicë si dhe ndërprerjen e praktikës së kthimit të kriminelëve të luftës në institucionet e vendit.

Gjatë tubimit përkujtues aktivistët u ndalë para Kuvendit të Serbisë
Gjatë tubimit përkujtues aktivistët u ndalë para Kuvendit të Serbisë

Kjo pesë e shoqërisë civile të Serbisë, kujtojnë se popullsia civile shqiptare në Kosovë ishte e ekspozuar, përveç bombardimeve të NATO-s, edhe ndaj fushatës së krimeve të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

"Formacionet e armatosura të (Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Ushtrisë Jugosllave dhe njësitë paramilitare) kryen një numër të madh të krimeve në Kosovë, të cilat kulmuan gjatë ndërhyrjes së NATO-s. Krimi gjithashtu është transferimi i trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varreza masive në të gjithë Serbinë. Para se të transportoheshin në Batajnicë, trupat e shqiptarëve të vrarë u varrosën në varrezat masive parësore në Kosovë”, deklaruar organizatat joqeveritare nga Serbia.

Nga viti 2001 deri në ditët e sotme, në katër lokacione në territorin e Republikës së Serbisë u gjetën varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë gjatë vitit 1999, kryesisht civilë të vrarë jashtë zonave të luftës së armatosur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG