Ndërlidhjet

Pentagoni autorizon fondet e para për murin


Ndërtesa e Pentagonit
Ndërtesa e Pentagonit

Pentagoni autorizoi transferimin e një miliard dollarëve tek inxhinierët e ushtrisë amerikane për ndërtimin e një muri në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Këto janë fondet e para që lëshohen bazuar në emergjencën kombëtare, e cila është shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Me shpalljen e kësaj gjendjeje, ai e anashkalon Kongresin dhe mund të ndërtojë murin, për të cilin është zotuar qysh gjatë fushatës zgjedhore.

Demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, janë zotuar se do të protestojnë kundër këtij vendimi.

Fondet e ndara nga Pentagoni do të përdoren për të ndërtuar rreth 91 kilometra mur.

Trump këmbëngul se barriera fizike është e nevojshme për të parandaluar hyrjen e migrantëve të paligjshëm në SHBA.

Ai e cilëson situatën në kufirin jugor si "krizë", por kritikët thonë se presidenti e ka fabrikuar emergjencën në kufi.

Në deklaratën e Pentagonit thuhet se ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, "ka autorizuar komandantin e Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë për të filluar planifikimin dhe ekzekutimin e një miliard dollarëve në mbështetje të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe të Doganave dhe Patrullës Kufitare".

Lexoni edhe këtë: Çështja e murit: 16 shtete padisin Trumpin

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG