Ndërlidhjet

Haradinaj shkarkon zëvendësministren Mikiq


Prishtinë
Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e liroi nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ky vendim u mor pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Sipas kryeministrit Haradinaj, deklarimet e tilla janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.

Haradinaj tha se Mikiq i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t'i dhënë fund luftës në Kosovë.

Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG