Ndërlidhjet

Bush: Migrimi është bekim dhe forcë


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, u tha shtetasve të rinj amerikanë në një ceremoni të natyralizimit se "migrimi është bekim dhe forcë", pavarësisht politikave të ndërlikuara.

Bush dhe ish-Zonja e Parë, Laura Bush, folën para 51 njerëzve nga më shumë se 20 shtete në një ceremoni në Dallas të Teksasit.

Ai i tha grupit se shpreson që "ata që janë përgjegjës në Uashington, do të qetësojnë retorikën, do të lënë politikën mënjanë dhe do t'i modernizojnë ligjet e migrimit".

Komentet vijnë në kohën e një debati të thellë në SHBA mbi politikat e migrimit.

Presidenti Donald Trump është zotuar se do të ndërmarrë masa ndaj migrimit edhe të ligjshëm, edhe të paligjshëm, duke thënë se ai do që njerëzit të migrojnë në bazë të një sistemi meritash.

Bush, republikan sikurse edhe Trumpi, ka qëndruar kryesisht jashtë debatit politik që nga përfundimi i mandatit më 2009.

Ai bëri thirrje për, siç tha, reformën e ligjeve "të vjetëruara dhe joefektive" të migrimit dhe tha se "kufijtë nuk janë arbitrarë dhe duhet të respektohen".

Bush u tha amerikanëve të rinj se ata po i bashkohen një "demokracie të trazuar" dhe u bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në të dhe të votojnë.

Trump, mes tjerash, është zotuar se do të ndërtojë një mur të gjatë në kufi me Meksikën, për të ndaluar hyrjen e migrantëve të paligjshëm në SHBA.

Lexoni edhe këtë:

Çështja e murit: 16 shtete padisin Trumpin

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG