Ndërlidhjet

Nëntë pakistanezë janë në mesin e të vrarëve në Zelandën e Re


Zelandë e Re.
Zelandë e Re.

Ministria e Jashtme e Pakistanit ka konfirmuar se nëntë nga 50 personat e vrarë në Kristçërç të Zelandës së Re, gjatë sulmeve në xhami, janë shtetas pakistanez.

Qeveritë nga e mbarë bota po ashtu kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve ka shtetas së tyre. Në mesin e të vrarëve janë edhe shtetas të Afganistanit, Bangladeshit, Turqisë, Arabisë Saudite, Jordanisë, Indonezisë, Malajzisë, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një dokument, ku janë listuar viktimat e dy sulmeve më 15 mars, tregon se viktimat ishin nga tre deri në 77 vjet.

Më 15 mars, një sulmues i armatosur hyrë në xhaminë Al Noor në qytetin Kristçërç dhe hapi zjarr, duke goditur dhjetëra persona, përpara se të sulmonte edhe një xhami tjetër.

I dyshuari është një australian, 28-vjeç, i cili besohet se është supermacist i bardhë. Ai është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje. I dyshuari, kishte postuar një video të sulmit në internet dhe po ashtu edhe një manifest ku shprehte pikëpamjet e tij anti-myslimane.

Në mesin e pakistanezëve të vrarë është edhe 50-vjeçari Mian Naeem Rashid, i cili është vrarë teksa ka tentuar që ta çarmatos sulmuesin. Po ashtu i vrarë është edhe djali i tij 22-vjeçar, Talha Naeem.

Ndërkaq, ambasada e Afganistanit në Zelandën e Re ka konfirmuar se dy shtetas të tij janë vrarë gjatë sulmeve në xhami, duke shtuar se në mesin e të plagosurve janë edhe tre shtetas afganë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG