Ndërlidhjet

Turqia sauditëve: Publikoni emrat e të akuzuarve për rastin Khashoggi


Ilustrim
Ilustrim

Turqia i bëri thirrje Arabisë Saudite të publikojë emrat e të akuzuarve për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, si dhe të shpalosë aktakuzën ndaj tyre.

“I bëjmë thirrje Arabisë Saudite t’i tregojë botës se kush janë këta persona dhe me çfarë aktakuza po gjykohen” i tha agjencisë Reuters, drejtori për komunikim në presidencën turke, Fahrettin Altun.

Jamal Khashoggi, kolumnist i gazetës Washington Post, i cili ka qenë kritik i familjes mbretërore saudite, është vrarë në muajin tetor, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Vizitoni faqen e Evropës së Lirë në Facebook

Një vlerësim i CIA-s e ka fajësuar princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman, për urdhërimin e vrasjes.

Sauditët kanë akuzuar 11 vetë për rastin, por mohojnë se princi i kurorës është i përfshirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG