Ndërlidhjet

Kosnett: Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.

Kosnett i bëri komentet në Twitter, pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018.

Ky raport, në pjesën për Kosovën, nxori si probleme: "kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara".

Raporti vuri veçanërisht theksin te rasti i dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, ku ata, siç thuhet, janë kërkuar “nën akuza të paqarta”.

Dëbimi, i cili ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, vazhdon të shkaktojë reagime nga qarqe të ndryshme për mënyrën se si është realizuar.

OJQ-të dhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë kanë thënë se qeveria ua ka mohuar të drejtën shtetasve turq për të kërkuar azil ose për të apeluar vendimin për dëbim para gjykatës.

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë se nuk kanë pasur njohuri lidhur me rastin.

Për më shumë hollësi të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, lexoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG