Ndërlidhjet

Facebook përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij


Ilustrim
Ilustrim

Rrjeti social Facebook përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij.

Shërbimet e tij kyçe kanë qenë të papërdorshme për përdoruesit për pjesën më të madhe të ditës së mërkurë.

Hera e fundit kur Facebook ka pasur një ndërprerje të ngjashme ka qenë në vitin 2008, kur rrjeti social ka pasur 150 milionë përdorues, krahasuar me 2.3 miliardë që ka sot.

Produkti kryesor i Facebook-ut, Instagram, u ndikua po ashtu.

Shkaku i kësaj ndërprerjeje nuk u bë ende i ditur publikisht.

Në përgjigje të thashethemeve të postuara në rrjetet e tjera sociale, Facebook tha se ndërprerja e shërbimeve të tij nuk ka qenë rezultat i sulmit kibernetik.

Aplikacionet e Facebook-ut nisën të rikthehen mëngjesin e sotëm.

Derisa Facebook dhe Instagram kanë qenë jashtë funksionit, shumë përdorues janë aktivizuar në Twitter, duke bërë shaka për ndërprerjen.

Hashtag-u #FacebookDown dhe ai #InstagramDown janë përdorur mbi 150,000 herë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG