Ndërlidhjet

Italia u kushtëzon fëmijëve shkollimin me vaksinim


Ilustrim.
Ilustrim.

Fëmijëve italianë u është thënë që të mos shkojnë në shkollë nëse nuk mund të vërtetojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjeve që u është kërkuar.

Përcaktimi i datës së fundit për ta bërë një gjë të tillë vjen pas një debati kombëtar lidhur me vaksinimin e obligueshëm.

Prindërit rrezikojnë që të gjobiten me 500 euro nëse dërgojnë fëmijët në shkollë pa e përmbushur këtë detyrim.

Ligji i ri është miratuar në kohën e rritjes së madhe të rasteve të prekura me sëmundjen e fruthit, mirëpo zyrtarët italianë kanë thënë se shkalla e vaksinimit është përmirësuar prej kur është bërë thirrje për një gjë të tillë.

Sipas ligjit italian të ashtuquajtur Lorenzin, i emëruar sipas ministrit të Shëndetësisë që ka hartuar atë, fëmijët duhet të kryejnë imunizim të detyrueshëm para se të nisin shkollën.

Sipas ligjit kërkohet që ata të vaksinohen kundër sëmundjes që njihet si lija e ujit, virusit polio, fruthit, dhe disa sëmundjeve tjera.

Fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare do të përjashtohen nga kopshtet e fëmijëve, nëse nuk kanë respektuar rregullat e reja.

Data e fundit për të kryer vaksinimin ka qenë 10 marsi, mirëpo ai është zgjatur deri të hënën e kësaj jave.

Mediat italiane kanë raportuar se autoritetet rajonale janë duke menaxhuar situatën në mënyra të ndryshme.

Autoritetet lokale në Bolonjë kanë dërguar letra të suspendimit për rreth 300 fëmijë tek prindërit e tyre, derisa rreth 5,000 të tjerë nuk kanë dokumentacion të përditësuar lidhur me këtë çështje.

Në qytete tjera është zgjatur afati i fundit për të kryer këtë detyrim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG