Ndërlidhjet

“Trepça” regjistrohet si shoqëri aksionare


Kombinati "Trepça"
Kombinati "Trepça"

Gjiganti metalurgjik “Trepça” është regjistruar si shoqëri aksionare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Regjistrimi i “Trepçës” si shoqëri aksionare, pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit të “Trepçës”.

“Trepça” tash do të jetë shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve do të jenë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind do t’u përkasin punonjësve të “Trepçës”.

Kombinati metalurgjik "Trepça", gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Serbët në veri të Mitrovicës, përmes një proteste të mbajtur një ditë më parë kundërshtuar ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, lidhur me kombinatin “Trepça”, duke thënë se këto janë veprime “një-etnike” dhe se nuk i pranojnë ato ligje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG