Ndërlidhjet

Gjobat nuk pakësojnë vdekjet nga aksidentet në trafik


Policia e Kosovës, fotografi nga arkivi.
Policia e Kosovës, fotografi nga arkivi.

Shtatë persona kanë vdekur vetëm gjatë muajit janar të këtij viti në aksidente komunikacioni ose një më shumë se sa në vitin e kaluar, në po të njëjtin muaj.

Por, sipas policisë, gjatë muajit janar ka pasur 645 persona të lënduar nga 972 sa kishte në janar të vitit të kaluar.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se referuar statistikave për këtë periudhë kohore krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ka rënie të aksidenteve në përgjithësi, por humbja e vetëm edhe një jete mbetet shqetësuese.

Ai shtoi se një ndër prioritetet e Policisë së Kosovës, është edhe bashkëpunimi në nivel të ministrive përkatëse si dhe niveleve komunale, me qëllim të ngritjes se bashkëpunimit dhe ndërmarrjes së veprimeve konkrete edhe në vendosjen e kamerave statike, të cilat do të ndikonin në ngritjen e sigurisë në trafik.

“Policia në kuadër të përgjegjësive të saj përveç aktiviteteve tjera ka formuar edhe Task-Forcën për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, dhe plani veprues dhe parandalues i kësaj Task Force ka paraparë edhe përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, të cilat së bashku me ndryshimet në ligj kanë dhëne efekt pozitiv”, tha Kelani.

*Video nga arkivi: Policia e Kosovës patrullon me dron

Policia patrullon me dron
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:29 0:00

Në janar të vitit të kaluar, në Kosovë ka hyr në fuqi Ëigji i ri për shkelësit në komunikacion, i cili parasheh dënime nga 300 deri në 900 euro si dhe marrja e pikëve nga patent-shoferët për ngasësit problematikë.

Vetëm gjatë muajin janar policia ka shqiptuar 30 mijë dënime.

Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëri të ditur se klinika e tij është ballafaquar me një numër të madh të të lënduarve në komunikacion.

Përkundër kësaj, siç thotë Lenjani, Klinika Emergjente ka ofruar shërbime për mbështetje bazike, por edhe për ato të avancuara të shërbimeve mjekësore.

“Gjatë këtij vitit kemi dy të vdekur në Klinikë për shkak të lëndimeve të shumta që kanë marrë si pasojë e aksidenteve. Shpeshherë mund të qëndrojnë rastet e lënduara në pritje, për shkak të pamundësisë për t’i trajtuar në moment të gjithë”, thotë Lenjani.

Ekspertët e komunikacionit e vlerësojnë gjithë situatën si mjaft shqetësuese, ku sipas tyre ndër arsyet e shtimit të numrit të aksidenteve është mosrespektimi i shenjave të komunikacionit.

“Problemi qëndron te ngasësit e automjeteve të cilët nuk respektojnë kodin rrugor dhe shenjat e trafikut. Vitin e kaluar është ngritur njësiti i task-forcës duke dhënë edhe rekomandime se çfarë duhet të ndërmerret në mënyrë që të ngritet siguria në rrugë. Rezultatet tek priten gjatë këtij viti nga institucionet të cilat kanë mandat për sigurinë në rrugë, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë. Ky numër i lartë i aksidenteve mbetet si rezultat i papërgjegjësisë së ngasësve duke mos respektuar shenjat. sidomos me shpejtësinë në rrugë, jo konform rregullave të komunikacionit”, tha Muhamet Krasniqi, ekspert për komunikacion.

*Video nga arkivi: Policia patrullon me vetura civile

Patrullimi i Policisë me vetura civile
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

Sipas Krasniqit edhe përdorimi i telefonave gjatë vozitjes është një nga faktorët që ulë sigurinë e gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Në vitin 2018 kanë vdekur 128 persona në aksidente trafiku nga 137 të vdekur që ishin në vitin 2017.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG