Ndërlidhjet

MASHT merr vendim për kompensimin e orëve të humbura mësimore


Ilustrim.
Ilustrim.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Shyqiri Bytyqi ka vendosur që orët e humbura mësimore gjatë grevës së mësimdhënësve, të mbajtur këtë vit të kompensohen.

Siç njofton MASHT përmes një njoftimi për media, ditët e humbura të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar do të zëvendësohen fillimisht me pesë ditë të marra nga pushimi pranveror në prill të këtij viti, pesë ditë të shtuna do të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019, dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i këtij vitit shkollor”.

Mësimdhënësit më 14 janar nisën grevën, e cila zgjati për tri javë, me kërkesën për rritjen e koeficientit të pagave për 30 për qind.

Greva është ndërprerë pas marrëveshjes me institucionet përgjegjëse, se Ligji i ri për paga do të përafrojë kërkesën e tyre.

Ligji i ri për paga është miratur në Kuvendin e Kosovës në muajin shkurt.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka dekretuar ligjin, mirëpo bazuar në Kushtetutën e Kosovës, Ligji do të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e presidentit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG