Ndërlidhjet

Hoxha: Qeveria nuk e di çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave


Ministrja e Integrimit evropian, Dhurata Hoxha
Ministrja e Integrimit evropian, Dhurata Hoxha

Republika e Kosovës vazhdimisht është duke bërë kërkesa që vendimi për liberalizimin e vizave të futet në agjendën e Këshillit të ministrave të BE-së dhe të votohet, tha ministrja e Integrimit evropian, Dhurata Hoxha.

“Liberalizimi i vizave nuk është një çështje që jemi duke heshtur. Do të shohim se cili do të jetë parlamenti i ri në BE. Kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejt vendimi të futet në Këshillin e ministrave sepse sapo të përfundoj ky votim çështjet tjera janë procedurale”, tha ministrja Hoxha në një konferencë për media.

Hoxha nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të mund të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Do të jap data kur të na komunikohen nga Parlamenti Evropian. Këshilli i Ministrave nuk mori vendim, ne po bëjmë çmos që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë, tani janë zgjedhjet parlamentare, BREXIT-it dhe rrethanat janë se nuk e dimë se çfarë mund të ndodh në një të ardhme të afërme” tha Hoxha.

Sidoqoftë, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Kosova ka pasur për detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.

Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian votoi në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në muajin dhjetor, Këshilli i Ministrave, nuk e vendosi fare në agjendën e takimit të tyre çështjen liberalizimit vizave për Kosovën.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka përmendur vitin 2020, si kohën më optimale kur Kosova do të mund sërish të pres një vendim eventual pozitiv për liberalizimin e vizave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG