Ndërlidhjet

Zvicra: Luftëtarët e IS-it të gjykohen në vendin ku janë


Ilustrim
Ilustrim

Zvicra preferon që qytetarët e saj të cilët luftojnë për grupin militant, “Shteti Islamik” të gjykohet në vendin ku gjenden dhe jo të riatdhesohen në vendlindje për tu përballur me akuzat penale, tha ministrja e Drejtësisë e Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

“Për mua, parësore mbetet siguria e popullit të Zvicrës dhe forcave të sigurisë” tha ministrja Keller-Sutter.

Deklaratat e ministres zvicrane kanë shpërfaqur mosgatishmërinë e shteteve evropiane për t’I riatëdhesuar qytetarët e tyre që janë pjesë e grupit militant “Shteti Islamik”.

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara synojnë të fitojnë kontrollin e enklavës së fundit që zotëron grupi militant "Shteti Islamik", dhe kjo po kosniderohet të jetë fitorja përfundimtare ndaj grupit militant.

Ditë më parë edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, tha se është “shumë e vështirë” të organizohet riatdhesimi i shtetasve evropianë, të cilën në Siri i janë bashkuar grupit militant “Shteti Islamik”.

Një kthim mund të jetë i mundur vetëm nëse "ne mund të garantojmë se këta njerëz do të ndalohen dhe do të dërgohen këtu në gjykatë", tha Heiko Maas për televizionin ARD.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se “kalifati” i grupit militant, Shteti Islamik është në prag të kolapsimit dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë “të marrin” mbi 800 militantë që janë kapur në Siri.

“Shtetet e Bashkuara po kërkon nga Britania, Franca, Gjermania dhe aleatët e tjerë evropianë që të marrin mbi 800 luftëtarë (të IS-it) që janë kapur në Siri dhe t’i gjykojnë ata”, ka shkruar Trump në Twitter.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërhiqen nga Siria.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG