Ndërlidhjet

Haradinaj nuk e mohon që taksën po e mbanë edhe për vota


Kryeministri, Ramush Haradinaj
Kryeministri, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vazhdon të këmbëngul se taksa ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk do të hiqen pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

Por, i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë se nëse për taksën po këmbëngul për të mirën e vendit, por edhe për marrje votash, Haradinaj tha se këtë e bën për të dyja.

“Për të dyja. Nuk ndahen, por kësaj here, shikoni, ne jemi në politikë gjithë. Nuk e mohoj që çdo vendimi i imi ka implikime zgjedhore”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se kjo gjë mund të bëhet shumë lehtë.

“Mjafton të bëhen 61 deputetë dhe mund të shkojmë në zgjedhje nuk ka nevojë për trauma tjera. Kryetari i Kuvendit nuk më ka kërkuar të mbahen zgjedhjet por nëse ma kërkon dikush nga partnerët, i pranoj. Unë nuk jam duke kërkuar zgjedhje”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit komentoi edhe deklaratat e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini e cila tha se nuk do të ketë dialog, pa u hequr taksa e vendosur ndaj Serbisë.

Sipas kryeministrit Haradinaj, Mogherini është duke zhvilluar dialog të fshehtë, si dhe i bëri thirrje t’a nxjerr në dritë këtë dialog.

Deklaratat e Haradinajt pasojnë thirrjen që shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini e bëri të hënën për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG