Ndërlidhjet

Pacolli kërkon të respektohet kërkesa amerikane për taksën


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i bëri thirrje spektrit politik në Kosovë për një takim të përbashkët ku do të diskutohej çështja e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjes. 

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjithë udhëheqësit politikë në Kosovë, duke përshirë edhe partnerët e koalicionit qeverisës, që të kenë parasysh "kërkesat e miqve ndërkombëtarë për heqjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës".

Ai ka shkruar se partnerët e koalicionit duhet të jenë së bashku e jo të ndarë.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur, që të respektojmë çdo kërkesë të miqve tanë e që janë në interesin tonë. Ne, gjithë institucionet tona duhet të flasim me një zë si na kërkoi Presidenti Trump. Këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin, janë rast që ne të forcohemi mes vete dhe jo të ndahemi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe të hënën ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa që u është vënë produkteve serbe dhe të Bosnjes, nuk do të hiqet për sa të jetë ai në krye të Qeverisë së Kosovës.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG