Ndërlidhjet

Pakistani kërkon ndihmë nga OKB-ja për uljen e tensioneve me Indinë


Kashmir, 18 shkurt 2019.
Kashmir, 18 shkurt 2019.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi, u shkroi letër Kombeve të Bashkuara, duke iu kërkuar që të ndihmojnë në uljen e tensioneve me Indinë, pasi dhjetëra ushtarë indianë janë vrarë në dy incidente të ndara në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

India e ka fajësuar Islamabadin për incidentet dhe ka paralajmëruar përgjigje të rreptë.

Pakistani i ka dënuar sulmet, ndërsa ministri i Jashtëm, Shah Mahmood Qureshi, në letrën dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tha se India "qëllimisht e ka ndezur retorikën armiqësore kundër Pakistanit" dhe se "ka krijiar një mjedis të tensionuar".

India dhe Pakistani - dy fuqi bërthamore - e administrojnë nga një pjesë të Kashmirit dhe prejse kanë fituar pavarësinë nga Britania, më 1947, kanë bërë dy luftëra për këtë rajon.

Të hënën, së paku katër ushtarë indianë janë vrarë në të shtënat me armë zjarri me rebelët, në pjesën e Kashmirit të administruar nga India.

Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi një sulm vetëvrasës ka vrarë së paku 44 paraushtarakë indianë, në rajonin e njëjtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG