Ndërlidhjet

Veseli: Shteti, gardian i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar qytetarët për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Veseli tha se shteti i Kosovës do të jetë gardian i lirisë.

“Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë gardian i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, shkroi Veseli në rrjetin social Facebook.

Për 11-vjetorin e pavarësisë, në Kosovë sot do të mbahen një sërë aktivitetesh. Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë një mbledhje soleme, e cila do të pasohet me parakalimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në sheshet e Prishtinës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG