Ndërlidhjet

LDK: Dialogu për kufijtë është i ndaluar


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur sërish kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, duke thënë se hapja e dialogut për kufijtë, është "vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të vendit".

Kryetari i partisë më të madhe opozitare LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe se dialogu për kufijtë është i ndaluar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi muajt e fundit disa herë ka deklaruar se në marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë edhe një korrigjim i kufijve mes dy vendeve.

“Një nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë.” ka thënë presidenti Thaçi gjatë javës së kaluar në një bashkëbisedimi në “Council on Foreign Relations” në New York.

Kjo ide po kundërshtohet nga partia në pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG