Ndërlidhjet

Talibanët dhe delegacioni afgan do të vazhdojnë bisedimet e paqes


Ilustrim
Ilustrim

Përfaqësuesit e talibanëve dhe delegacioni afgan i kryesuar nga ish-presidenti Hamid Karzai thanë se do të vazhdojnë bisedimet e paqes.

Rreth 40 politikanë afgan, pa përfaqësuesit e qeverisë, u takuan me talibanët në Moskë për negociata të cilat synojnë të arrijnë paqes në Afganistan.

Të dyja delegacionet u pajtuan të vazhdojnë bisedimet në Katar përderisa ish-presidenti Karzai tha se diskutimet kanë qenë “të kënaqshme”.

Megjithatë, takimi u kritikua nga presidenti afgan, Ashraf Ghani i cili tha se “bisedimet janë mbajtur nga individë të pavarur”.

Takimi i Moskës erdhi pasi bisedimet më të gjera të paqes që përfshijnë zyrën politike të talibanëve në kryeqytetin e Katarit, Doha, duket se po fitojnë një momentum të ri, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të talibanëve për t'u takuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e qeverisë afgane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG