Ndërlidhjet

Prokuroria nuk gjen dëshmi se zyrtarët shtetëror ndihmuan arratisjen e Gruevskit


Ish kryeministri, Nikolla Gruevski
Ish kryeministri, Nikolla Gruevski

Prokurorët e Maqedonisë së Veriut, të cilët e kanë hetuar arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, nuk kanë gjetur dëshmi se ai është ndihmuar nga ndonjë zyrtarë shtetëror.

Ish kryeministri Gruevski, u arratis në Hungari pasi ishte dënuar me dy vjet burg për korrupsion.

Prokurorët thanë se kanë analizuar 60 numra telefonik të individëve të dyshuar se kanë komunikuar me ish kryeministrin Gruevski para arratisjes së tij në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Për këtë rast, janë intervistuar 56 persona përfshirë 28 zyrtarë policorë, 6 truproje dhe 5 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Gruevski u paraqit në ambasadën hungareze në Tiranë, nëntorin e kaluar, duke kërkuar azil politik. Në intervistën e tij të parë për media që nga arratisja e tij, Gruevski tha se ai iku, sepse ishte i kërcënuar “me vdekje”.

Maqedonia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar dhe ka paraqitur një kërkesë për ekstradim te autoritetet hungareze, informon Associated Press.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG