Ndërlidhjet

Australia regjistroi muajin më të nxehtë në histori


Sidnej, Australi
Sidnej, Australi

Australia, në janar, regjistroi muajin më të nxehtë në histori.

Sipas Byrosë së Meteorologjisë, nxehtësia ekstreme ishte "e pashembullt" gjatë periudhës së verës.

Së paku pesë ditë në janar kanë qenë ndër dhjetë më të nxehtat në histori - me temperatura mesatare prej 40 gradësh Celsius.

Moti i nxehtë ka shkaktuar viktima në njerëz dhe zjarre.

Disa lloje të kafshëve të egra kanë pësuar gjithashtu.

Ka pasur njoftime për ngordhje masive të kuajve të egër dhe lakuriqëve në zonat e prekura nga thatësirat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG