Ndërlidhjet

Viktimat e dhunës seksuale: Mbi 900 aplikime për pension


Ilustrim.
Ilustrim.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Skender Reçica ka njoftuar se 911 persona kanë dorëzuar aplikacionet për pensione, me pretendimet se janë viktima të dhunës seksuale gjatë konfliktit të fundit në Kosovë, që përfshin periudhën 1998-1999.

Deri më tani, 190 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, kurse 119 aplikacione tjera janë refuzuar dhe pritet rivlerësimi i tyre në shkallën e dytë.

Aplikacionet tjera është thënë se janë procedurë të shqyrtimit.

Procesi i aplikimit për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka nisur në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Sipas ligjit në fuqi, kjo kategori përfiton benificione personale prej 230 eurove në muaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG