Ndërlidhjet

Pesë të vdekur nga gripi në Malin e Zi


Ilustrim
Ilustrim

Pesë persona kanë vdekur nga gripi gjatë javës së kaluar në Malin e Zi, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.

Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë dyvjeçar.

Përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal, thuhet në deklaratë.

Ndiqeni Radion Evropa e Lirë, përmes aplikacionit në iOS dhe Android

Raportohet se 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit janë paraqitur në qendrat spitalore, që është dy herë më shumë se një javë më parë dhe tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Pritet që epidemia do të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet", thuhet në deklaratë.

Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, rreth 60 për qind, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje, raporton agjencia Beta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG