Ndërlidhjet

Trump nuk beson se mund të arrihet marrëveshje për murin


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është skeptik për arritjen e një marrëveshjeje për sigurinë e kufijve, përpara se financimi i qeverisë të skadojë sërish muajin e ardhshëm.

Trump do 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën, që do të pengonte hyrjen e migrantëve në SHBA, por Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, refuzon.

Mosmarrëveshjet kanë çuar në mbylljen më të gjatë të Qeverisë amerikane në histori.

Trump, të premten e kaluar, iu nënshtrua presioneve në rritje dhe e rihapi qeverinë pas 35 ditësh.

Kongresi tani duhet të negociojë një projektligj të ri të financimit deri më 15 shkurt, për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.

I pyetur nëse do të pranonte më pak se 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, Trump tha: "Dyshoj".

"Duhet ta bëj ashtu siç duhet", tha ai.

Një komitet ligjvënësish nga të dyja palët do të negociojë marrëveshjen, por Trump tha se shanset për arritjen e saj janë "më pak se 50 me 50", raporton Wall Street Journal.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG