Ndërlidhjet

Arrihet struktura e marrëveshjes për paqe në Afganistan


Zalmay Khalilzad, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për paqe në Afganistan.
Zalmay Khalilzad, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për paqe në Afganistan.

Negociatorët amerikanë dhe talibanë ranë dakord për strukturën e një marrëveshjeje të paqes, e cila do t'i jepte fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan, tha kryenegociatori i Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad.

Negociatorët amerikanë zhvilluan gjashtë ditë bisedime me talibanët në Katar, javën e kaluar.

Talibanët, deri më tash, kanë refuzuar të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me zyrtarët afganë, duke i cilësuar ata si "kukulla" të SHBA-së.

Khalilzad, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për paqe në Afganistan, qëndroi në Kabul për t'i informuar zyrtarët atje në lidhje me bisedimet.

"E kemi strukturën, e cila duhet të zgjerohet përpara se të bëhet marrëveshje", tha Khalilzad për New York Times-in në Kabul.

Talibanët thonë se do t'i nisin negociatat me Qeverinë afgane pasi të arrihet pajtim për datën e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Të hënën, presidenti afgan, Ashraf Ghani, u bëri sërish thirrje talibanëve që të bisedojnë direkt me qeverinë e tij.

Në intervistën për New York Times, Khalilzad tha se talibanët janë zotuar se nuk do t'iu ofrojnë streha të sigurta grupeve terroriste - çfarë është kërkesë kyçe e Uashingtonit nëse i tërheq trupat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG