Ndërlidhjet

Haradinaj: Ligji për pagat i zgjidh problemet e grevave


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se pakënaqësitë sociale që janë shpërfaqur këto ditë nga punëtorë të sektorëve të ndryshëm publikë në Kosovë, do të rregullohen me miratimin e Ligjit për pagat.

“Grevat janë rezultat i ligjit, të gjithë i kuptoj, të gjithë po kërkojnë pozicion më të mirë në këtë ligj. Ata kanë frikë, sepse në Kosovë nuk ka pasur një ligj të tillë, tashmë 20 vjet”, tha Haradinaj në një konferencë për media në Prishtinë, pas takimit të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike.

Në Kosovë, greva në sistemin e arsimit parauniversitar dhe universitar në sektorin publik ka hyrë në javën e tretë.

Mësimdhënësit vazhdojnë të jenë këmbëngulës në realizmin e kërkesës së tyre që ka të bëjë me rritjen e koeficientit të pagës deri në 30%.

Në grevë për më shumë se një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë.

Grevë kanë paralajmëruar edhe punëtorë të sektorit civil.

Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG