Ndërlidhjet

Mustafa: Qeveria "hapi dyert” që të gjithë sektorët të kërkojnë rritje pagash


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, përmes veprimeve që ka bërë, “ka hapur dyert” që të gjithë sektorët të kërkojnë rritje të pagave.

Duke kërkuar që të gjendet zgjidhje e menjëhershme për sektorin e arsimit, i cili është në grevë të përgjithshme që nga 14 janari, Mustafa tha se rritja e pagave duhet të jetë në harmoni me kapacitetin buxhetor.

“Prandaj, pa marrë parasysh edhe sa ditë apo muaj i ka kjo qeveri, të gjithë duhet të sillen racionalisht sa i përket arkës së shtetit, por edhe kërkesave për rritje të pagave. Të punohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar për kriteret, të bëhen analiza krahasuese me vendet në rajon dhe sistemi i pagave të përcaktohet me parime. Është dëm të pësojnë fëmijët, studentët, pacientët dhe qytetarët nga premtimet dhe mashtrimet gjatë fushatës dhe nga vendimet e pamatura”, shkroi Mustafa në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

​Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 milionë euro më shumë për sektorin e arsimit, por këtë ofertë, përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë (SBASHK) e kanë hedhur poshtë, duke kërkuar që rritja e pagave në këtë sektor të jetë në koeficient prej 30%.

SBASHK-u ka paralajmëruar se greva në arsim do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG