Ndërlidhjet

SHBA: Arrihet marrëveshja për hapjen e Qeverisë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri të ditur se është arritur marrëveshja që mundëson hapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

“Jam shumë krenar të njoftoj se kemi arritur marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes së Qeverisë”, tha presidenti amerikan Trump, në një paraqitje nga Shtëpia e Bardhë, 35 ditë pasi Qeveria u mbyll duke lënë 800.000 punëtorë federal pa pagesa.

Mbyllja e Qeverisë erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve demokratë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Presidenti amerikan Trump kërkon 5.7 milardë dollarë për ndërtimin e murit, mirëpo kjo kundërshtohet nga demokratët që udhëheqin me Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan tha se hapja e Qeverisë do të ndodhë për një periudhë tre javore, duke i dhënë kështu kohë një Komiteti dypartiak të ligjvënësve për t’u takuar dhe për të diskutuar nevojat e sigurisë kufitare të vendit.

Megjithatë, presidenti Trump paralajmëroi që, nëse deri më 15 shkurt nuk arrihet një kompromis, atëherë ai mund ta mbyllë sërish Qeverinë, ose do të përdorë kompetencat e tij ekzekutive për të shpallur gjendjen e emergjencës, një masë kjo që i lejon atij të përdorë mjetet financiare për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën edhe pa miratimin e Kongresit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG