Ndërlidhjet

Mustafa: Tarifa u vendos për të mbuluar dështimet e Qeverisë


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se tarifa e vendosor ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, është një masë e merituar, e po ashtu, edhe masë populiste, e pamatur mirë në momentin që është marrë.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se tarifa u vu një ditë pasi Qeveria dështoi ta anëtarësojë Kosovën në INTERPOL.

"Tarifa mbuloi çdo gjë, i mbuloi të gjitha dështimet dhe po vazhdon t'i mbulojë edhe më tutje. LDK-ja nuk e ka propozuar tarifën, nuk ka ngarendur të marrë merita dhe LDK-ja nuk konsideron se i takon asaj të shprehet se çfarë duhet të bëjë Qeveria me tarifën”, ka shkruar Mustafa.

Qeveria e Kosovës më 6 nëntor të vitit që lëmë pas ka vendosur taksë doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taksë doganore është ngritur në 100 për qind më 21 nëntor.

Përveç kësaj, më 28 dhjetor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë taksë doganore 100 për qind edhe për produktet e importuara nga brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Mekanizmat ndërkombëtarë, si Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar në vazhdimësi heqjen e kësaj mase.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG