Ndërlidhjet

Lëshohet urdhër-arrest për Millan Radoiçiqin


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Prokuroria Special e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të lëshojë urdhër-arrest për Millan Radoiçiq, si një prej personave të dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai ka thënë se autoritetet në Kosovë janë në kërkim të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për rastin 'Ivanoviq'.

Oliver Ivanoviq, lider i nismës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, është vrarë me 16 janar të vitit 2018, para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Policia e Kosovës, më 23 nëntor të vitit 2018, gjatë një aksioni në Mitrovicën Veriore, ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se janë të ndërlidhur me vrasjen e Ivanoviqit. Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, nuk është gjetur në banesën e tij, gjatë aksionit të policisë dhe ai ende po ndiqet nga policia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG