Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës, është proces i pandalshëm. Ai priti kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiti, i cili ia dorëzoi Thaçit një peticion me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për bashkimin e qytetit të Mitrovicës tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.
Qyteti i Mitrovicës, funksionon në bazë të dy komunave asaj jugore me shumicë shqiptare dhe veriore me shumicë serbe. Formimi i komunës së Mitrovicës së Veriut ishte bërë në bazë të Planit të Ahtisarit dhe bisedimeve për statusin e Kosovës të mbajtura në Vjenë.