Ndërlidhjet

Nis zyrtarisht procesi i transformimit të FSK-së në ushtri


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes është mbishkrimi që e zëvendësoi emrin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, me çka edhe zyrtarisht nisi procesi i zbatimit të ligjeve për transforimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Ceremonia e fillimit të këtij transformimi u organizua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, ku morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

"Sot është një ditë e veçantë për Ministrinë tonë, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që nga sot do të ndryshojë emërtimi i Ministrisë në Ministri të Mbrojtjes”, tha ministri Berisha.

“Zyrtarisht, nga sot është dita e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës", theksoi ai.

Ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës më 14 dhjetor.

Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.

FSK-ja aktualisht numëron 2,500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Ky numër, pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG