Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që i përkasin komuniteteve jo-shumicë janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.
Ai ka thënë se këto ndalime janë në “vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore” që autoritetet në Beograd po bën nga komuniteteve joshumicë.
Sipas kryeministrit Haradinaj, ndalimet e tilla janë të “papranueshme” dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.