Ndërlidhjet

Trump: Pelosi nuk i lejon demokratët të negociojnë hapjen e Qeverisë


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se Partia Demokratike është "rrëmbyer" nga ata që kundërshtojnë planin e tij për një mur përgjatë kufirit ndërmjet SHBA-ve dhe Meksikës, transmeton Associated Press.

Duke folur në Pentagon të enjten, Trump tha se qeveria mbetet e mbyllur, sepse demokratët e kongresit refuzojnë të miratojnë sigurinë e kufirit. Ai pretendon se demokratët në Kongres dhe Senat janë të gatshëm të negociojnë me të për të bërë një marrëveshje për të rihapur qeverinë, por "udhëheqësja demokrate Pelosi nuk po i lejon ata të negociojnë".

Demokratët po e kundërshtojnë ndërtimin e murit me Meksikën përderisa presidenti amerikan Trump po kërkon 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e tij.

Mbyllja e qeverisë amerikane, të enjten ka hyrë në ditën e 27 të saj, duke shënuar edhe kohëzgjatjen më të gjatë që ka ndodhur ndonjëherë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG