Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që mbahet në fund të muajit janar.
Ende mbetet e paqartë nëse mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane do të përfundojë deri më 22 janar, kohë kjo kur mbahet Forumi.
Presidenti Trump dhe demokratët janë në mosmarrëveshje të thellë sa i përket ndërtimit të murit me Meksikën.
“Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve për sigurinë e kufirit dhe rëndësisë së madhe të sigurisë për kombin, unë me respekt po e anulojë udhëtimin shumë të rëndësishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës” ka shkruar Trump në Twitter.