Ndërlidhjet

Rritje e papritur e numrit të vendeve të punës në SHBA në dhjetor


Uashington
Uashington

Ekonomia amerikane krijoi më shumë vende pune sesa pritej në dhjetor, bënë të ditur të dhënat e Qeverisë në Shtetet e Bashkuara.

Punëdhënësit shtuan 312,000 vende pune, shumë më shumë se parashikimet për 177,000, tha Departamenti i Punës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i mirëpriti shifrat përmes një postimi në Twitter.

Analistët thonë se rritja e punësimit tregon se ekonomia amerikane mbetet e shëndetshme - pavarësisht nga frika për një ngadalësim që ka goditur tregun e aksioneve në muajt e fundit.

Dollari amerikan shënoi rritje pas publikimit të shifrave të premten.

Edhe indekset kryesore të aksioneve në SHBA u hapën më lart se një ditë më parë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG