Ndërlidhjet

Shtatë shtetas të Maqedonisë akuzohen për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak


Ilustrim.
Ilustrim.

Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion në Maqedoni ka ngritur padi penale ndaj shtatë personave, nën akuzën e “pjesëmarrjes në ushtri të huaja, paraushtarake ose formacione para-policore, të dënueshme me kodin penal”.

Njëri nga këta persona akuzohet për veprën penale të pjesëmarrjes në organizata terroriste.

Pesë nga të akuzuarit janë pjesë e hetimeve në kuadër të aksioneve të zhvilluara në gusht të vitit 2015 dhe qershor të vitit 2016 të njohura me emrin “Celula”, por ata ishin të pakapshëm për organet e ndjekjes dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarreste ndërkombëtare.

Në gusht, të akuzuarit u janë dorëzuar organeve të ndjekjes pasi janë arrestuar në bashkëpunim me partnerët e koalicionit global për luftë kundër terrorizimit.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit, si luftëtarë të organizatave të huaja terroriste kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak.

Përveç kësaj ata është thënë të kenë marrë mjete financiare edhe për persona të tjerë që marrin pjesë në formacione të ngjashme.

Një nga personat është ngarkuar me akuzat për pjesëmarrje të ushtritë e huaja dhe grupin militant, Shteti Islamik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG