Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,u ka bërë thirrje edhe njëherë përfaqësueseve të Shoqatës se Naftëtarëve që të kenë kujdes më çmimin e derivateve të naftës në tregun e Kosovës.
Në një takim që ka pasur më përfaqësues të kësaj shoqate, kryeministri Haradinaj,ka thënë se “ Qeveria e Kosovës do të angazhohet që të krijojë një infrastrukturë të mirë ligjore dhe administrative, të cilat më pastaj do të ndikojnë edhe në uljen e çmimeve në tregun e naftës dhe derivateve të saj”
“Duke respektuar gjithmonë ekonominë e lirë të tregut, sot ju bëjë thirrje që të tregoni kujdes karshi çmimit në treg, duke respektuar edhe qytetarët” ka thënë Haradinaj, thuhet të në një komunikatë për media të zyrës se kryeministrit të Kosovës
Kërkesa e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj,vjen pas dyshimeve se në tregun e Kosovës çmimet e derivateve të naftës janë më të lartat në rajon.
Në anën tjetër, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka mbajtur një konferencë për media duke kundërshtuar zërat se në Kosovë ky produkt po shitet më shtrenjtë se në vendet e rajonit.
Kryetari i kësaj shoqate Fadil Berjani, ka thënë se në çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës është i njëjtë më vendet e rajonit, përveç me shtetin e Maqedonisë, sipas të cilit në këtë vend akciza është më e lirë.
Ai ndër të tjera ka treguar edhe për sfidat që ka kjo shoqatë, por edhe për çmimin e derivateve, duke numëruar edhe pengesat administrative dhe ligjore me të cilat përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën, mungesa e depove doganore dhe taksa për kyçje në rrugë, pengesa këto që ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin e tregut” .