Ndërlidhjet

SHBA-ja optimiste për marrëveshjen me Phenianin


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë Veriore Kim Jong UN
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë Veriore Kim Jong UN

SHBA-ja ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshje më Phenianin për eliminimin e armëve bërthamore, pavarësisht fjalëve të ashpra të regjimit koreano verior.

I dërguari i posaqëm i SHBA-së, Stephen Beigun, tha para një takimi me zyrtarë të Koresë Jugore se Uashingtoni dhe Seuli janë të vendosur për t'i dhënë fund armiqësive në gadishullin dhe për të krijuar një "të ardhme të re e më të ndritur për të gjithë njerëzit koreanë".

"Puna që bëjmë së bashku nuk është vetëm për marrëdhëniet SHBA-Kore Jugore. Është për të ardhmen e gadishullit Korean," tha Biegun.

"Dhe nëse jemi të suksesshëm, do të mbyllim kapitullin e 70 viteve të luftës dhe armiqësisë në Gadishullin Korean dhe do të krijojmë një të ardhme të re dhe më të ndritur për të gjithë njerëzit koreanë", shtoi ai.

Uashingtoni dhe Pheniani janë përfshirë në një bllokadë në negociatat mbi procesin e denekluarizimit dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Presidenti Donald Trump u takuan më 12 qershor në Singapor, ku ata shprehën qëllimin për "denekluarizim të plotë" të gadishullit Korean pa e përshkruar kur dhe si do të ndodhte.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG